KARAGAÇI
Peja s’lejon befasinë
12 April, 2014 @21:55
Derbi i rrafshit të Dukagjinit i takoi Pejës. Kampionja aktuale e Kosovës arriti ta mposht rivalin e vjetër, Bashkimin, me rezultat 108-95 në duelin e vështirë të zhvilluar nëpalestrën Karagaçi.
Prizrenasit arritën t’i bëjnë ballë pejanëve vetëm në çerekun e parë, i cili përfundoi me rezultat të barabartë 27-27, ndërsa që nga çereku i dytë kontrolli i lojës ishte mbi duart e ekipit pejan, megjithëse këta të fundit assesi nuk arritën të shkëputen në rezultat.
Samir Shaptahovic si zakonisht, ishte më i dalluari tek fituesit. Ai luajti me double-double duke realizuar 32 pikë dhe 10 asistime, ndërsa atij më së shumti i ndihmoi qendra Teo Simovic që shtoi 23 pikë.
Në anën tjetër, te Bashkimi më të mirët ishin playmakeri Darrell Lampley me 28 pikë dhe Aaron Mitchell me 19 pikë të tjera.
Fitorja më e ngushtë ndaj Bashkimit!
Ndryshe ne herët tjerët të këtij stinori, kur Peja kishte shënuar fitore me mbi 36 pikë ndaj Bashkimit në tre takimet e mëparshme, koshdallimi prej 13 pikëve ishte më i ngushti deri më tani ndërmjet dy skuadrave nga Dukagjini.
Në tre takimet e para Peja kishte triumfuar me rezultate 52:91, 107:71 dhe 72:117, ndërsa me fitoren e sontme ekipi verdhezi vazhdon ta mbaj bilancin e qindpërqindtë në duelet e drejtpërdrejta me Bashkimin.
Rezultatet dhe tabela aktuale.