SUPERLIGA
Besës i mjaftuan gjashtë lojtarë
12 April, 2014 @21:09
Ndeshje interesante është zhvilluar sot në Prishtinë ndërmjet skuadrave RTV 21 dhe Besa.
Ekipi pejan i’u gëzua fitores duke triumfuar me rezultat të ngushtë 91-95, ndërsa në këtë fitore të skuadrës së Fabian Gjukës kontribuan vetëm gjashtë lojtarë.
Mustafë Merovci i 21-shit ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 25 pikë, një më pak se qendra amerikane e Besës, Nakiea Miller.
Kjo ishte fitorja e tetë e Besës, derisa RTV 21 vazhdon të mbetet vetëm me tre fitore deri më tani.
Në javën e ardhshme Besa e pret Dritën nga Gjilani, kurse Teleboysat do të udhëtojnë në Ferizaj për ta zhvilluar ‘derbin’ e pjesës së fundit të tabelës kundër Kastriotit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.