MIA-IND
Përsëri lider Miami
12 April, 2014 @11:18
Sipas performancave të tyre, Miami Heat dhe Indiana Pacers, me shumë gjasa do të përballen në Finale të Konferencën Lindore.
Prova e fundit për t’i matur forcat, ishte mbrëmë, ku këto dy skuadra u pëballën në palestrën American Airlines Arena.
Kampioni aktual Miami Heat, luajti pa super yllin Dwyane Wade, por megjithatë arriti ta mposht Indianën me rezultat 98-86.
Në mungesë të Wade, në skenë ishte ylli tjetër i Miamit, LeBron James, i cili shkëlqeu me 36 pikë e 6 kërcime, ndërsa në anën tjetër, Paul George u dallua me 22 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, që nuk ishin të mjaftueshëm për ta ndalur Jamesin me kompaninë.
Djelmoshat e trajnerit Erik Spoelstra, me këtë fitore u vendosën në krye të Konferencës Lindore me 54 fitore e 25 humbje, derisa Indiana gjithashtu ka bilanc prej 54 fitoreve por me një humbje më shumë se Miami.
Video
Performanca e LeBron Jamesit