Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA

“Jemi gati, e meritojmë”

Konferenca për shtyp e Sigal Prishtinës ─ Ramadan Gagica, Lulzim Ibrahimi dhe Florian Miftari / Foto: KB Prishtina Official page Facebook

“Jemi gati, e meritojmë”


10 April, 2014 @20:24

Sigal Prishtina edhe zyrtarisht ka dërguar aplikimin në BIBL për organizimin e Final Four-it në Prishtinë dhe tashmë është duke pritur përgjigjen përfundimtare nga organizatorët e garave.

Drejtuesit e klubit bardhekaltër, Lulzim Ibrahimi, Florian Miftari dhe Ramadan Gagica, sot nëpërmjet një konference për shtyp kanë njoftuar opinionin rreth aplikimit të tyre.

Sipas tyre, të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Final Four i kanë mundësitë e barabarta për ta fituar të drejtën e organizimit të garës finale të Ligës Ballkanike.

Përparësia kryesore e Sigal Prishtinës, krahas kundërshtarëve të saj, është vlerësuar të jenë Plisat.

“Si përparësi e KB Sigal Prishtina u deklaruam se janë tifozët më të zëshëm në Ligën Ballkanike, Plisat, të cilët janë edhe lojtari ynë i gjashtë. Pastaj edhe organizimet e deritashme në të cilat kemi marrë nota mjaft të mira. Më pas, përparësi tjeter e jona është edhe oferta profesionale dhe e detajuar të cilën e kemi dorëzuar.


Përfundimisht, ne besojmë që kemi ofertë mjaft serioze dhe puna e madhe që është bërë nga ne në përmirësimin dhe forcimin e imazhit të basketbollit në Kosovë duhet të shpërblehet me këtë organizim. E merion Kosova, e meriton Prishtina dhe më së shumti e meritojnë Plisat,” shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi kryeqytetas.

Vendimi se kush do të jetë organizator i Final Four-it do të merret nesër (e premte) nga ora 09:00 nga Bordi i Ligës Ballkanike.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League