TOP 8
Reali e mposht kampionin
15 April, 2014 @23:15
Real Madridi, krahasuar me finalen e vitit të kaluar kundër Olympiacosit, sivjet në çerekfinale ia nisi më mirë.
Përballja më e vështirë e çerekfinales, në ndeshjen e parë, përfundoi me fitoren e spanjollëve, të cilët e mposhtën kampionin aktual Olympiacosin me rezultat 88-71 dhe kaluan 1-0 në epërsi në seri.
Rudy Fernandez, ishte ylli i ndeshjes, i cili shkëlqeu me 20 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Nikola Mirotic me 15 pikë, ndërsa në anën tjetër, u dallua si gjithmon super ylli Vassilis Spanoulis me 18 pikë, por nuk mjaftuan për fitoren e parë të kampionit.
Ndeshja e radhës përsëri do të luhet në Spanjë, më 17 prill.