MADRID
Real, gati të eliminojë kampionin
17 April, 2014 @21:06
Real Madrid është treguar i pamëshirshëm ndaj kampionit të Europës, Olympiacos. Ekipi i Pablo Lazos ka arritur të shënojë edhe fitoren e dytë brenda tre ditëve për të dalë në epërsi 2-0 në seri.
Madrilenët kanë mposhtur Olympiacosin pas lojës së tyre shumë të mirë në pjesën e parë të ndeshjes, kur edhe krijuan epërsi 10 pikëshe, të cilën Olympiacos nuk arriti ta shkrijë deri në fund, përkundër se luajti me super mbrojtje në pjesë të dytë.
Greku Ioannis Bourousis ka qenë më efikasi te madrilenët duke shënuar 19 pikë, derisa Rudy Fernandez dhe Nikola Mirotic kanë kontribuuar me 15, përkatësisht 14 pikë.
Te kuqebardhët padyshim, MVP i stinorit të kaluar dhe lojtari më i mirë europian, Vassilis Spanoulis ka qenë më i dalluari. Ai shënoi 18 pikë në disfatën e ekipit të tij.
Real Madrid udhëheq serinë 2-0 dhe i duhet edhe një fitore nga dy ndeshjet tjera që do të luhen në Athinë për të kaluar në Final Four dhe për ta eliminuar kampionin aktual Olympicos.
Nëse grekët arrijnë dy fitore si vendas, ndeshja e fundit përcaktuese për skuadrën që do të udhëtojë në Milano, do të luhet në Madrid.