AS PRISHTINA - VËLLAZNIMI

Besnik Azemi me 35 pikë, Vëllaznimi vazhdon pa humbje
19 November, 2021 @23:09
Skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë, Vëllaznimi, e kaloi edhe pengësën e AS Prishtinës me fitore.
Skuadra gjakovare e mposhti kundërshtarin me rezultat 59-79.
Epërsi e Vëllaznimit ishte në të gjitha çerekët e ndeshjes.
Besnik Azemi në këtë ndeshje shkëlqeu me 35 pikë e 9 kërcime, derisa u dalluan edhe Ujkan Karanezi me 16 pikë e 9 kërcime, Bardhi Rexha me 12 pikë e 15 kërcime dhe Atik Koshi me 11 pikë. 9 kërcime e 7 asistime.
Te AS Prishtina si zakonisht në skenë ishin dyshja Dion Haxhosaj e Don Polloshka. Haxhosaj luajti me 21 pikë e 10 kërcime, kurse Polloshka me 18 pikë e 12 asistime.
Vëllaznimi me 6 fitore e 0 humbje gjendet në krye të tabelës, derisa AS Prishtina me 2 fitore e 4 humbje në pozitën e shtatë.
Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me Vushtrrinë, kurse AS Prishtina përballet me New Basket.