KBF BASHKIMI - KBF KASTRIOTI

FOTO / FBK
KBF Bashkimi rrëmben dy rekordet e Prishtinës, deklason Kastriotin
19 November, 2021 @22:01
Pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit, KBF Bashkimi shpërtheu te KBF Kastrioti, duke e mposhtur me rezultat të thellë 156-24.
Dy rekordet e thyera në xhiron e kaluar nga Prishtina kundër Kastriotit (shifra më e lartë 143 dhe epërsia më e lartë prej 117 pikëve), Bashkimi ia rrëmbeu në këtë ndeshje.
Vashat prizrenase duke shënuar 156 pikë, arritën shifrën më të lartë të shënuar ne një ndeshje deri më tani dhe epërsia prej 132 pikëve u bë më e larta e stinorit për sivjet.
Erjona Krasniqi ishte më e dalluara me 44 pikë, 11 asistime e 9 topa të rrëmbyer, derisa u dalluan edhe Besjana Martinaj me triple-double prej 38 pikëve, 12 asistime e 12 topave të rrëmbyer, Tequana Cox me 24 pikë, 14 kërcimeve e 9 topa të rrëmbyer dhe Sarra Vraniqi me 22 pikë, 7 topa të rrëmbyer, 6 asistime e 6 kërcime.
Te Kastrioti asnjë basketbolliste nuk ka shënuar pikë dyshifrore, prej tyre u dallua Anita Grainca me 7 pikë, 10 kërcime e 5 asistime.
Bashkimi aktualisht ka bilanc prej 4 fitoreve e 2 humbje, kurse Kastrioti është skuadra e vetme pa fitore pas 7 ndeshjeve të zhvilluara.
Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Penzën, kurse Kastrioti me Trepçën.