Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - ISTOGU

Vushtrria fiton derbin, ndjek Vëllaznimin në hap

Vushtrria fiton derbin, ndjek Vëllaznimin në hap


19 November, 2021 @22:45

Skuadra e Vushtrrisë vazhdon ta ndjek në hap Vëllaznimin lider në Ligë të Parë, pasi që sonte ka shënuar edhe fitoren e pestë të stinorit, për të bërë bilansin 5-1.

Basketbollistët e skuadrës vushtrriase kanë shënuar fitore ndaj Istogut në Jeton Tërstena - Tota me 18 pikë dallim, 76-58 [14-19, 17-9, 24-8, 21-22].

Dyshja Albion Imeri dhe Erhan Sholla kanë shënuar më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës fituese sonte, ku i pari ka dhënë 22, ndërsa i dyti 21 pikë tjera në fitore.

TABELA AKTUALE

Sholla ka regjistruar edhe 5 asistime e 4 kërcime, ndërsa Imeri ka shtuar edhe 7 kërcime në llogari të tij.

Te troftat Andi Kabashi me 19 pikë ka qenë më efikasi, ndërsa Nderim Januzaj kreu duelin me double-double prej 12 pikëve dhe 21 kërcimeve për ekipin e tij.

Me këtë fitore Vushtrria mbetet e dyta në renditje me bilans 5-1, ndërsa Istogu tashmë pëson për të dytën herë këtë stinor dhe ka bilans 4-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë