DISKUALIFIKOHEN PRIZRENASIT!

BIBL diskualifikon Bashkimin
22 March, 2023 @14:55
Përmes një njoftimi të lëshuar në web-faqen zyrtare të ligës, BIBL ka bërë të ditur se Bashkimi është diskualifikuar nga stinori 2022/23 i ligës ballkanike në basketboll.
Pas Budivelnykut dhe Levskit 2014, Bashkimi është bërë ekipi i tretë që nuk ka përmbushur obligimet sezonale ndaj BIBL dhe kështu nuk do të merr pjesë më në garë, ka bërë të ditur njoftimi.
Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se Bashkimi ka dërguar e-mail që informon se klubit i duket e pamundur për të udhëtuar dhe për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të sezonit.
Bashkimi ka luajtur 7 nga 12 ndeshjet e stinorit 2022/23 të BIBL. Ndërsa Vendimi për diskualifikimin e ekipit prizrenas nga BIBL është marrë sipas Nenit 8.4.16 dhe 11.2.2 të PG-së së BIBL.