Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE JETIKE

Bilalli 35 pikë, Dukagjini mer fitoren e shpresës

Pamje nga arkivi

Bilalli 35 pikë, Dukagjini mer fitoren e shpresës


30 January, 2023 @20:38

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore tepër të rëndësishme sonte në palestrën Adem Jashari të Klinës, duke e mposhtur Borean, ashtu që të shtojë shpresat për mbijetesë në Ligë të Parë.

Ekipi i drejtuar nga Taulant Dupa, ka mposhtur Borean e Pejës bindshëm, 92-67, për të marrë fitoren e gjashtë të stinorit dhe për të përmirësuar bilancin në 6-18. Borea është aktualisht në bilanc 12-12.

TABELA AKTUALE

Më meritori për fitoren e Dukagjinit ka qenë Arbër Bilalli që ka shënuar 35 pikë në fitoren e ekipit të tij, ndërsa me 16 pikë ka kontribuuar edhe Ergyn Rushiti.

Te Borea, Aldin Qallakaj dha 15 pikë, ndërsa Albin Berisha 14 të tjera, që s’mjaftuan për më shumë sonte.

Fitorja bën që Dukagjini pas 24 ndeshjesh të ketë bilancin 6-18 dhe të jetë pranë rrugës së shpëtimit, ndërsa Borea me bilancin neutral është në “mesin e artë”.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë