PALESTRA PËRPLOT

Fotot: KBPeja/fb
Biletat në Karagaç, të gjitha të shitura për duelin e dytë të finales
7 May, 2023 @14:28
Me një njoftim të lëshuar orë më parë, Peja ka bërë të ditur se të gjitha biletat për ndeshjen e dytë të serisë finale të PlayOffit ndërmjet Pejës dhe Trepçës në Karagaç janë shitur.
Biletat kanë dalë në shitje në ora 10:00, ndërsa brenda tri orëve janë shitur të gjitha.
Palestra pritet të jetë përplot në Pejë, ndërsa dyert tashmë janë hapur kurse ndeshja nis në ora 17:00. Përballja e parë e serisë finale i ka takuar Trepçës, që fitoi në Minatori, kurse sot luhet dueli i dytë. Kampion i Superligës bëhet ekipi që i fiton tri ndeshje, ndërsa Peja e Trepça kanë një dekadë që s’e kanë fituar titullin kampion!