Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERJA FITON DERBIN

Bora fiton derbin ndaj Vushtrrisë, mban kreun

Foto: KBBora/ig

Bora fiton derbin ndaj Vushtrrisë, mban kreun


11 February, 2023 @12:04

E shtata fitore me radhë dhe Bora e Arben Krasniqit me fitore në derbi ndaj Vushtrrisë tashmë po kërkon kreun e Ligës së Parë në stinor të rregullt për të pasë avantazh gjatë PlayOffit.

Basketbollistët e Borës kanë treguar forcën që në fillim të ndeshjes, për të krijuar avantazh të mjaftueshëm sa që mysafirët të mos shpresojnë në fitore. Më pas, në fund, Vushtrria pakasa u këndell, por ishte vonë. Humbja ishte e paevitueshme për ta, derisa Bora fitoi 86-74 ndaj Vushtrrisë.

TABELA AKTUALE

Olsi Kurtaj me 19 pikë ishte më i dalluari te Bora, ndërsa 16 i dha Dion Haxhosaj. Te Vushtrria më i dalluari ishte Ramadan Zekiqi me 19 pikë, 7 asistime e 5 kërcime.

Bora me këtë fitore mbetet e para në tabelë, ndërsa ka bilanc 20-7, kurse Vushtrria e dyta në renditje ka bilanc 20-6.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë