Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB BORA FITON KUPËN

Bora fiton trofeun e parë, kupën e Ligës së Parë

Foto: FBK

Bora fiton trofeun e parë, kupën e Ligës së Parë


17 February, 2023 @16:36

Bora ka shënuar fitore në ndeshjen finale të Kupës së Ligës së Parë të Kosovës, duke e mposhtur NewBasketin thellë, për të kapur trofeun e parë në histori të klubit.

Bora fitoi ndeshjen duke dominuar, ndërsa rezultati përfundimtar figuroi 104-62. Dion Haxhosaj ka qenë i jashtëzakonshëm në përballjen finale, ndërsa ka shënuar 32 pikë e 21 kërcime në fitoren ekipit të drejtuar nga Arben Krasniqi.

Njëzet pikë të tjera i shënoi Mërgim Jakupi, kurse me 12 kontribuoi Leonard Mekaj.

Te NewBasket i vetmi që dha pikë dyshifrore ishte Jashawn Brooks, 11, ndërsa kontributi i lojtarëve tjerë nuk mjaftoi për të fituar duelin për ekipin prizrenas të drejtuar nga Arben Elshani.

Me këtë triumf, Bora e krijuar rishtazi si ekip, ka marrë kështu trofeun e parë në histori të garave të saj.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë