Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR NGRITJE NË RENDITJE

Bora mposht AS Prishtinën dhe ngritet në vend të dytë

Bora mposht AS Prishtinën dhe ngritet në vend të dytë


31 January, 2023 @20:26

Skuadra e drejtuar nga Arben Krasniqi, Bora, ka shënuar fitore në derbin lokal të kryeqytetit në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, për të kërcyer në vend të dytë të renditjes tabelare aty.

Dominimi në pjesë të parë, ka qenë vendimtar për këtë ndeshje, ndërsa skuadra e Borës fitoi ndeshjen 86-109 në fund. Leonard Mekaj dhe Dion Haxhosaj ishin koshashënuesit më të dalluar te Bora, ku secili shënoi nga 27 pikë.

TABELA AKTUALE

Te AS Prishtina, kësaj radhe nuk mjaftuan as 35 pikët e Leondre Washingtonit.

Me fitore, Bora bën bilancin 17-7 ndërsa AS Prishtina e fundit në renditje është me bilanc 2-22.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë