Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORA TRIUMFON NË DERBIN LOKAL

Bora tregohet e fuqishme ndaj Prishtinës së Re

Bora tregohet e fuqishme ndaj Prishtinës së Re


20 January, 2023 @22:38

KB Bora ka shënuar fitoren e 14 sezonale sonte, ndërsa ka mposhtur Prishtinën e Re në derbin lokal të kryeqytetit në kuadër të xhiros së XXIII të Ligës së Parë në basketboll.

Basketbollistët e drejtuar nga Driton Obërtinca, kanë arritur lehtë deri te fitorja, pasi që duke dominuar në cerek të parë dhe të tretë kanë krijuar dallimin e madh për të fituar në fund thellë, Bora - Prishtina e Re 99-62 [23-11, 21-18, 36-15, 19-18].

TABELA AKTUALE

Koshashënuesi më i mirë i Borës sonte ka qenë Mërgim Jakupi, që ka dhënë 25 pikë, ndërsa Jon Ismaili ka regjistruar double-double prej 12 pikësh e 12 kërcimesh. Jonit i mungoi edhe një asistim për të kryer ndeshjen me triple-double.

Te Prishtina e Re sonte, drita e vetme që shkëlqeu ka qenë Adrian Ibishi, që dha 28 pikë e bëri 20 kërcime në duelin ku s’pushoi asnjë minutë.

Me këtë fitore, Bora bën bilancin 14-7 ndërsa Prishtina e Re bëhet me 8-13.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë