Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E TRETA ME RADHË

Bora vazhdon me fitore

Bora vazhdon me fitore


27 January, 2023 @12:21

Ka ardhë edhe fitorja e tretë radhazi e KB Borës dje, të cilët pa shumë telashe kanë kaluar skuadrën e Dukagjinit për të fituar ndeshjen e radhës dhe për të bërë presion në krye të renditjes në rrugë drejt PlayOffit për Superligë.

Ekipi prishtinas ka fituar ndeshjen me 31 pikë dallim, duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 103-72, ndërsa më efikasit në fitoren e ekipit të Arben Krasniqit kanë qenë Leonard Mekaj me 16, Olsi Kurtaj me 15 dhe Genc Zeqiri me 14 të shënuara.

Fitorja ka bërë që Bora të bëhet me bilanc 16-7 në vend të dytë aktualisht, ndërsa Dukagjini me 5-18 dhe i parafundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë