Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NILA 34 PIKË vs WASHINGTON 39 PIKË - PEJANËT FITOJNË

Borea fiton duelin e ndaj AS Prishtinës rezistente

Pamje nga arkivi

Borea fiton duelin e ndaj AS Prishtinës rezistente


2 February, 2023 @23:41

Dallimi kryesor në ndeshje u bë në çerek të parë (30-11), ndërsa më pas përkundër luftës së madhe të AS Prishtinës për rikthim, ata nuk e arritën atë, kurse Borea vendas triumfoi në duelin luftarak të koshashënuesve kryesorë të skuadrave, duke fituar ndeshjen 90-86.

Me këtë fitore Borea ka përmirësuar bilancin në 13-12, ndërsa AS Prishtina mbetet në dy fitoret e vetme dhe e fundit në renditje me 2-23.

Sokoli Nila dha 34 pikë për Borean, ndërsa 20 të tjera i shënoi Aldin Qallaku në ekipin e Hekuran Husajt, ku pejanët korrën fitore. Te AS Prishtina u dallua Leondre Washington, që ishte koshashënuesi më i mirë i takimit me 39 pikë të shënuara dhe 12 kërcime, për të kryer ndeshjen me double-double, që në fund s’mjaftuan për fitore. Dardan Sejdiu dha 23 pikë kurse Ermir Gashi 20 të tjera për AS Prishtinën.

Në fund, Borea festoi për të hapur xhiron e XXVII të Ligës së Parë me triumf, derisa nesër gjatë ditës dhe në mbrëmje luhen duelet tjera, në javën ku Vushtrria lidere pushon.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë