Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E PARË: PLAY OUT

Borea fiton ndeshjen e parë në Play Out, i afrohet Ligës së Parë

Borea fiton ndeshjen e parë në Play Out, i afrohet Ligës së Parë


28 April, 2021 @16:15

Skuadra nga Peja, Borea, ka bërë një hap të madh drejt inkuadrimit në Ligën e Parë.

Ekipi pejan e mposhti në ndeshjen e parë të Play Out-it Megasportin nga Prizreni me rezultat të thellë 87-70.

Te Borea më i miri ishte Sokol Nila me 33 pikë të shënuara, derisa te Megasports u dallua Gazmend Hazeri me 22 pikë.

Këto dy skuadra do të luajë edhe ndeshjen e dytë për të përcaktuar më pas se kush do të luajë në stinorin e ardhshëm në Ligën e Parë e kush në Ligën e Dytë.

Megasports për të mbetur në Ligën e Parë në ndeshjen e ardhshme duhet të fitojë me 18 pikë epërsi.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë