Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA BASKETBALL WORLD CUP 2023

Botërori nis pasnesër, pjesëmarrësit, grupet dhe sistemi i garave

Botërori nis pasnesër, pjesëmarrësit, grupet dhe sistemi i garave


23 August, 2023 @16:14

Pas viteve pritje, FIBA Kampionati Botëror është pranë derës. Fillon më 25 gusht. Për herë të parë me nikoqirë tre shtete, FIBA Botërori 2023 do të luhet në Filipine, Indonezi dhe Japoni.

Ekipet e grupeve A dhe B do të luajnë ndeshjet në Quezon City, Smart Arena. Ndërsa ato të C dhe D do të luajnë në Mall of Asia Arena, Pasay - të dyja këto qytete në Filipine.

Skuadrat e grupeve E dhe F do të luajnë në Okinawa Arena, Japoni, ndërsa ato të grupeve G dhe H në Indonesia Arena, të Indonezisë - që është palestër e re e ndërtuar rishtazi.

Pjesa eliminuese, faza finale e Botërorit do të luhet prej 5 deri më 10 shtator në Mall Of Asia Arena. 32 shtetet pjesëmarrëse janë të ndara në 8 grupe nga katër pjesëmarrës. Dy ekipet e para nga secili grup do të shkojnë tutje, ndërsa dy të fundit e secilit grup do të luajnë ndeshjet për përcaktimin e renditjes përfundimtare.

Të 16 shtetet që kalojnë fazën e parë grupore, do të krijojnë katër grupe nga katër ekipe, prej ku dy të parat do të sigurojnë çerekfinalet e Botërorit. Të eliminuarit nga këto grupe do të luajnë për pozitat 9-17.

Çerekfinalet do të zhvillohen prej 5 shtator, e deri më 10 shtator kur luhet edhe finalja. Fitues i Botërorit të fundit është Spanja.

GRUPET:

A: Angola, Rep. Dominikane, Filipinet, Italia.
B: Sudani Jugor, Serbia, Kina, Porto-Rikoja.
C: SHBA, Jordani, Greqia, Zelanda e Re.
D: Egjipti, Meksika, Mali i Zi, Lituania.
E: Gjermania, Finlanda, Australia, Japonia.
F: Sllovenia, Kepi i gjelbër, Gjeorgjia, Venecuela.
G: Irani, Spanja, Bregu i Fildishtë, Brazili.
H: Kanadaja, Letonia, Libani, Franca.


 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket