FIBA WORLD
Sheiku nga Katari, bëhet kryetar i FIBA Botës
23 August, 2023 @13:47
Përmes një njoftimi të lëshuar sot në faqen zyrtare të FIBA-s, është bërë e ditur se në Kongresin e XXII të FIBA-s kryetar i ri i shtëpisë së basketbollit botëror është zgjedhur Sheikh Saud Ali Al Thani.
Ai do të drejtojë FIBA-n në ciklin 2023-2027, pas Kongresit të mbajtur në Manila të Filipeneve sot.
Kujtojmë, FIBA Kampionati Botëror do të nis pasnesër dhe do të zgjasë deri më 10 shtator, ndërsa organizohet në Filipine, Japoni e Indonezi. Botërori i radhës do të mbahet në Katar, prej nga vjen edhe sheiku që sot u bë kryetar.
Ndërkaq në mandatin 2023-2027 në kuadër të kryetarëve kontinental të FIBA-s janë përzgjedhur: Anibal Manave - FIBA Afrika, Fabian Borro - FIBA Amerika, K Govindraj - FIBA Azi, Jorge Garbajosa - FIBA Evropë dhe David Reid - FIBA Oqeani.