BESIM BRAHA
Braha: Jemi dëshmuar në organizime të mëdha
10 February, 2017 @14:40
Drejtori gjeneral i Trepçës, Besim Braha, në konferencën e sotme për shtyp në zyret e FBK-së ka folur për organizimin e Final Fourit të Kupës së Kosovës, për të cilën ekipi i tij është nikoqir.
“Klubi Trepça tashmë është dëshmuar për organizime të eventeve të mëdha dhe rasti më i mirë është ai i bashkëpunimit me FBK-në për organizimin e kualifikimeve të Përfaqësueses A të Kosovës për në Eurobasket 2017. Ne premtojmë se do të kujdesemi maksimalisht që gjithçka të shkoj ashtu siç duhet sa i përket organizimit të Turneut Final të Kupës së Kosovës. Në Turneun Final do të jenë të pranishëm të gjithë tifozët e ekipeve pjesëmarrëse, të cilëve ju bëjë edhe thirrje për qasje sa më pozitive, pasi ky do të jetë një tjetër test për ne si klub, por edhe për federatën në përgjithësi. Policia është deklaruar e gatshme për të na ndihmuar në këtë aktivitet dhe ajo do të jetë vazhdimisht në përcjellje të klubeve, tifozëve dhe zyrtarëve të tjerë të pranishëm në palestër,” - ka thënë Braha.
Final Four i Kupës së Kosovës transmetohet në Supersport Kosova dhe nis më 17 shkurt kur zhvillohen dy lojë, ndërsa finalet (meshkuj dhe femra) të dielën më 19 shkurt.