BRECA
Breca bëhet i Pejës!?
19 September, 2013 @22:12
Ish organizatori i Sigal Prishtinës, Fahri Breca, është shumë pranë marrëveshjes me kampionen e Kosovës, Pejën.
Basketbollisti në fjalë ka qenë i pranishëm në palestrën ‘1 Tetori’ për ta përcjellur ndeshjen e Superkupës së Kosovës, ndërmjet Pejën dhe Sigal Prishtinës.
Megjithatë, Breca nuk e ka pranuar transferimin e tij në Pejë, duke thënë se ende asgjë nuk është zyrtarizuar.
“Nuk mund të flas. Ende asgjë nuk është zyrtarizuar,” ka thënë Breca për Borozani.com.
Të njëjtën prononcim pas ndeshjes e ka bërë edhe kryetari i Pejës, Art Gashi.
Përveç Pejës, Breca është në negociata edhe me skuadrën e Bashkimit, kurse nga salla ‘1 Tetori’ u largua së bashku me menaxherin e ekipit Prizrenas, Arlind Kaçaniku.
Siç dihej, ai pasi u nda nga Sigal Prishtina, për një kohë stërvitej tek ekipi tjetër nga kryeqyteti, RTV 21.