EUROBASKET 2013
Matadorët djegin Serbinë
18 September, 2013 @19:38
Spanja e vërtetë, është rikthyer në ndeshjen kundër Serbisë. Matadorët, në fazën e dytë, ishin pranë eliminimit, por në çerekfinale, e deklasuan skuadrën e trajnerit Dusan Ivkoviç.
Në çerekun e parë, skuadra e Spanjës, pothuajse luante pa kundërshtarë, ngase e lejuan Serbinë që të shënojë vetëm pesë pikë në dhjetë minutëshin e parë.
Pastaj epërsia vazhdoi gjatë tërë ndeshjes, kur me lehtësi spanjollët arritën që të kualifikohen në gjysmëfinale, duke i mposhtur kundërshtarët me tridhjetë pikë epërsi 90-60.
Më i miri tek kampioni aktual, ishte Sergio Rodriguez, i cili luajti me 22 pikë e katër asistime, gjithashtu u ndihmua edhe nga Rudy Fernandez me 19 sosh.
Tek serbët, pikë dyshifrore arritën të shënojnë vetëm dy lojtarë, Danilo Andjusic dhe Rasko Katic, me nga 11 secili.
Spanja tani, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga dueli Sllovenia - Franca, ndërsa Serbia do të luftojë për vendin e pestë.
Video
Serbia - Spanja
FAKT :
Serbia në çerekun e parë shënoi vetëm 5 pikë, kjo ishte shifra më e ulët e Kampionatit |