WESSON
Prishtina gjen të huajin e katërt
17 September, 2013 @10:42
Amerikani K’Zell Wesson që së fundi ka luajtur për skuadrën turke Selçuk Univeristesi, është përforcimi i fundit i Sigal Prishtinës.
Sipas njoftimit të lëshuar në të përditshmen Tribuna, amerikani ka ardhë në Prishtinë dhe me shumë gjasa do të jetë në parket për ndeshjen e Superkupës ndaj Pejës.
Wesson ka përvojë të madhe ndërkombëtare derisa vitet e fundit të karrierës i kaluar në Turqi. Ai është 36 vjeçar, 201 centimetra i gjatë dhe 109 kilogramë i rëndë. Luan në pozitën e alo-qendrës.
Kendrick Jones, Tay Waller dhe Aurimas Kieza janë treshja e huaj e Prishtinës që kanë mbetur në ekip e që do të kompletohen me Wessonin.