EUROBASKET 2013
Nuk mjaftoi Spanoulisi
14 September, 2013 @23:51
Zgjuarja e vonshme e Greqisë, kushtoi me humbje. Performanca e mirë por e vonuar nga grekët, të cilët arritën ta zbutin epërsin prej 24 pikëve, në gjashtë (68-62), në fund nuk la kohë të mjaftueshëm për fitore. Gjithashtu, fjalën e fundit e tha basketbollisti i Phoenix Sunsit, Goran Dragic, ku ia solli fitoren skuadrës me rezultat 73-65.
MVP i Europës, Spanoulis, bëri çdo gjë, për skuadrën e tij. Ai, pushoi vetëm katër minuta gjatë gjithë ndeshjes. Spanoulis luajti 36 minuta dhe shënoi 21 pikë e 8 kërcime, ndërsa në anën tjetër, Goran Dragic shkëlqeu me 28 pikë.
Kjo ishte një humbje e rëndë për Greqinë, ngase tani u rrezikohet kualifikimi në çerekfinale, ndërsa Sllovenia u vendos në krye të Grupit F dhe e siguruan çerekfinalen.
Djelmoshat e trajnerit Bozidar Maljkovic, do të luajnë një ndeshje formale me 16 shtator kundër Finlandës, ndërsa Greqia do të luftojë me Kroacinë.
EUROBASKET 2013, Grupi F, Tabela aktuale
1 | Sllovenia | 4 ndeshje | 7 pikë | |
2 | Kroacia | 4 ndeshje | 7 pikë | |
3 | Spanja | 4 ndeshje | 6 pikë | |
4 | Italia | 4 ndeshje | 6 pikë | |
5 | Greqia | 4 ndeshje | 5 pikë | |
6 | Finlanda | 4 ndeshje | 5 pikë |