EUROBASKET 2013
Kroacia në çerekfinale
14 September, 2013 @16:26
Kroacia ka arritur të shënojë fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e dytë të Grupit F, ndaj Italisë 76-68.
Me këtë fitore kroatët edhe praktikisht kanë garantuar çerekfinalen e europianit që po mbahet në Slloveni, derisa Bojan Bogdanovic shkëlqeu me 18 pikë duke pasur saktësi 4 të shënuara prej 6 tentimeve për tre pikë.
Ai gjithashtu u ndihmua edhe nga Krunoslav Simon që shënoi 14 pikë, si dhe Roko Leni Ukic që regjistroi 13 pikë dhe 3 asistime.
Në anën tjetër italianët me sulmin e tyre të dalluar hasën në mbrojtje të jashtëzakonshme kroate dhe në fakt edhe njëherë u dëshmua thënia që në basketboll, mbrojtja e mirë fiton ndeshjen.
Luigi Datome ka qenë fantastik, duke shënuar 24 pikë, prej të cilave 3 treshe nga 5 tentime, si dhe regjistroi 7 kërcime. Mirëpo, bashkëlojtarët e tij ishin larg me performancë nga Datome, që ndoshta ishte arsyeja kryesore e fitores kroate.
Kroacia ndeshjen e fundit e luan ndaj Greqisë, derisa Italia kundër Spanjës.
KROACIA-ITALIA, Sipas çerekëve:
8-17 | 23-19 | 26-9 | 19-23 |
EUROBASKET 2013, Grupi F, Tabela aktuale
1 | Kroacia | 4 ndeshje | 7 pikë | |
2 | Italia | 4 ndeshje | 6 pikë | |
3 | Sllovenia | 3 ndeshje | 5 pikë | |
4 | Spanja | 3 ndeshje | 4 pikë | |
5 | Greqia | 3 ndeshje | 4 pikë | |
6 | Finlanda | 3 ndeshje | 4 pikë |