EUROBASKET 2013
Ukraina ende shpresonë
13 September, 2013 @20:19
Edhepse Serbia, ka mungesa të shumta, humbja nga Ukraina, mund të numërohet si befasi. Ndeshja e cila ishte duke shkuar e barabartë në fund të çerekut të tretë dhe në çerekun e katërt, djelmoshat e trajnerit Mike Fratello, arritën të dalin në avantazh dhe kështu e mposhtën kundërshtarin me rezultat 82-75.
Maxym Korniyenko (21) dhe plejmekeri me prejardhje nga Amerika, Eugene Jeter (20), ishin më meritorët në fitoren e ukrainasve. Ndërsa në anën tjetër, u dallua më së shumti Nemanja Bjelica me 22 pikë të shënuara.
Tani Ukraina, ndeshjen e radhës do të luaj kundër Lituanisë, me 15 shtator, ndërsa Serbia takohet me Francën.
EUROBASKET 2013, Grupi F, Tabela aktuale
1 | Lituania | 4 ndeshje | 7 pikë | |
2 | Serbia | 4 ndeshje | 7 pikë | |
3 | Ukraina | 4 ndeshje | 6 pikë | |
4 | Franca | 3 ndeshje | 5 pikë | |
5 | Letonia | 3 ndeshje | 4 pikë | |
6 | Belgjika | 4 ndeshje | 4 pikë |