EUROBASKET 2013
Italia njoftohet me humbje
12 September, 2013 @23:47
Italia, e cila ishte skuadra e vetme që kishte dalur në fazën e dytë pa humbje, këtë e shijoi në ndeshjen e parë të fazës së dytë kundër Sllovenisë, duke u mposhtur me rezultat 84-77.
Fitoren e sllovenëve, ia sollën vëllezërit Dragic, të cilët shkëlqyen pikërisht në çerekun e fundit, ku shënuan pikë vendimtare.
Vëllau i madh Goran Dragic, luajti me 22 pikë e gjashtë asistime, ndërsa vëllau i vogël Zoran Dragic, shtoi 15 pikë dhe rrëmbeu 11 kërcime.
Në anën tjetër, mundi i Alessandro Gentile-së, i shkoi huq, pasi nuk mjaftuan 20 pikët e tij për fitoren e gjashtë të Italisë.
FAKT :
Sllovenia në mënyrë ekipore luajti me 45 kërcime, 15 prej tyre ishin ofansive, që luajti rol të rëndësishëm në fitore |
EUROBASKET 2013, Grupi F, Tabela aktuale
1 | Italia | 3 ndeshje | 5 pikë | |
2 | Sllovenia | 3 ndeshje | 5 pikë | |
3 | Kroacia | 3 ndeshje | 5 pikë | |
4 | Spanja | 3 ndeshje | 4 pikë | |
5 | Greqia | 3 ndeshje | 4 pikë | |
6 | Finlanda | 3 ndeshje | 4 pikë |