EUROBASKET 2013

eurobasket2013
Super ndeshjet e Grupit F, sot
12 September, 2013 @12:57
Faza e dytë e Kampionatit Europian në baketboll që po mbahet në Slloveni dhe është në ditën e tetë të saj ka filluar dje me ndeshjet e para të Grupit E, ndërsa vazhdon sot me ndeshjet e para të Grupit F.
Te ky grup sot janë dy super përballje të fuqive të basketbollit europian që pritet të kenë interesim të madh nga adhuruesit anembanë globit basketbollistik.
Greqia-Spanja dhe Sllovenia-Italia janë ndeshjet që pritet të sjellin emocione basketbollistike, derisa ndeshja tjetër Finlanda-Kroacia pritet të jetë gjithashtu interesante për shkak të fitoreve befasuese në grupin ku bënte pjesë ajo pas mposhtjes së Turqisë, Greqisë dhe Rusisë - që janë llogaritur favorite para skandinavëvë që përfunduan në vendin e dytë të Grupit D, me një humbje të vetme dhe atë nga Italia.
GRUPI F, Orari
14:30 - Ljubljanë | Finlanda-Kroacia | ||
17:45 - Ljubljanë | Greqia-Spanja | ||
21:00 - Ljubljanë | Sllovenia-Italia |
GRUPI F, Tabela aktuale
1 | Italia | 4p. | ||
2 | Spanja | 3p. | ||
3 | Sllovenia | 3p. | ||
4 | Finlanda | 3p. | ||
5 | Kroacia | 3p. | ||
6 | Greqia | 2p. |