EUROBASKET 2013
Lituania befason Francën
12 September, 2013 @10:49
Franca ishte vetëm me një humbje deri dje. Një humbje që ia kishte shkaktuar Gjermania dhe prej atij momenti françezët përfunduan grupin e tyre si lider me bilanc 5-1, pesë fitore, një humbje.
Ndërsa mbrëmë e udhëhequr nga Linas Kleiza, Lituania e inspiruar arriti fitoren befasuese ndaj koshashënuesve më të mirë të Eurobasketit deri më tani.
Kleiza luajti me 11 pikë, shtatë kërcimë dhe tre asistime në fitoren 76-62 të lituanezëve. Momentet vendimtare të ndeshjes u regjistruan në pjesën e dytë kur Franca që ishte në epërsi 35-31, pas sulmeve me treshe nga Linas Kleiza dhe Jonas Maciulis ranë në disavantazh 41-31 dhe prej atij momenti trekolorët asnjëherë nuk iu afruan më shumë se katër pikë lituanezëve.
Ndër të dalluarit te ekipi fitues hynë edhe Jonas Valanciunas që ka regjistruar 13 pikë, 6 kërcime dhe një top të vjedhur. Kurse te Franca Alexis Ajinca me 10 pikë e 6 kërcime ka qenë emri që luftonte sadopak për rikthim.
Ndeshjet e radhës në Grupin E
13 shtator > Lituania-Belgjika; Serbia-Ukraina; Franca-Letonia. | |||
15 shtator > Letonia-Belgjika; Ukraina-Lituania; Serbia-Franca. |
EUROBASKET 2013, Grupi E, Tabela aktuale
1 | Serbia | 6p. | ||
2 | Lituania | 5p. | ||
3 | Franca | 4p. | ||
4 | Letonia | 4p. | ||
5 | Ukraina | 3p. | ||
6 | Belgjika | 3p. |