EUROBASKET 2013
Serbët në avantazh
11 September, 2013 @20:09
Serbia me mungesa të shumta, është duke e kaluar Eurobasketin në mënyrën më të mirë. Në fazën e dytë të grupeve, ata e mposhtën Belgjikën me rezultat 76-69.
Në tre çerekët e parë, rezultati ishte i barabartë, derisa në çerekun e fundit, me shtrëngimin e Serbisë, u krijua një epërsi, që ia solli fitoren atyre.
Nenad Krstic, vazhdoi shkëlqimin e tij, duke shënuar 17 pikë, ndërsa gjithashtu u dallua edhe Stefan Markovic, i cili shënoi tre herë nga vija e treshit.
Tek belgët më i miri ishte Wen Mukubu me 16 pikë e 6 kërcime.
Kjo ishte fitorja e tretë e Serbisë, të cilët dy fitore janë transferuar nga faza e parë e grupeve. Ndeshjen e radhës Serbia do të luaj me Ukrainën, ndërsa Belgjika me Lituaninë.