EUROBASKET 2013
Kroacia si në stërvitje
12 September, 2013 @16:34
Finlanda kësaj radhe nuk arriti ta shënojë befasinë e radhës. Përpara tyre, ishte një Kroaci e koncentruar totalisht, që nuk la vend për befasi.
Që nga fillimi i ndeshjes, kroatët dominuan në parket.
Damjan Rudez (17) dhe Bojan Bogdanovic (15), ishin më meritorët për fitoren e ekipit të trajnerit Jasmin Repesa në ndeshje. Kurse në anën tjetër, e tërë skuadra e Finlandës, pothuajse nuk ishte fare në sallë. I vetmi që arriti të shënoi pikë dyshifrore ishte Shawn Huff (10). Kroacia në disa momente kishte epërsi edhe 30 pikëshe që tregoi dominimin total të tyre ndaj skandinavëve.
Kroacia ndeshjen e radhës do të luaj me Italinë, me 14 shtator, ndërsa Finlanda me kampionin aktual Spanjën. Kjo ka qenë ndeshja e parë e Grupit F, sot.
FAKT:
Të gjithë basketbollistët e të dyja skuadrave kanë shënuar së paku nga një pikë në ndeshje. |
EUROBASKET 2013, Grupi F, Tabela aktuale
1 | Kroacia | 3 ndeshje | 5 pikë | |
2 | Italia | 2 ndeshje | 4 pikë | |
3 | Finlanda | 3 ndeshje | 4 pikë | |
4 | Spanja | 2 ndeshje | 3 pikë | |
5 | Sllovenia | 2 ndeshje | 3 pikë | |
6 | Greqia | 2 ndeshje | 2 pikë |