EUROBASKET 2013
Lituania e pamëshirshme
13 September, 2013 @16:44
Ashtu siç e parashikuan, ashtu edhe doli. Lituania arriti ta mposht Belgjikën me rezultat 86-67. Gjatë ndeshjes, lituanezët kishin një epërsi komfore, ku diferenca sillej rreth 30 pikëve.
Në çerekun e fundit, pasi u çliruan lojtarët e trajnerit Jonas Kazlauskas, belgët e zbutën epërsinë në 19-të pikë.
Koshashënuesi më i mirë tek Lituania, ishte lojtari i Houston Rocketsit, Donatas Motiejunas me 13 pikë të shënuara, ku u ndihmua edhe nga lojtari i Toronto Raptorsit, Jonas Valanciunas, i cili bëri double-double me 12 pikë e 10 kërcime.
Ndërsa në anën tjetër, më i miri ishte Jonathan Tabu me 15 pikë, por loja e mirë e tij nuk mjaftoi për të evituar humbjen e dytë të Belgjikës në Grupin E.
Lituania, ndeshjen e radhës do të luaj me Ukrainën me 15 shtator, kurse Belgjika me Letoninë.
EUROBASKET 2013, Grupi E, Tabela aktuale
1 | Lituania | 4 ndeshje | 7 pikë | |
2 | Serbia | 3 ndeshje | 6 pikë | |
3 | Franca | 3 ndeshje | 5 pikë | |
4 | Letonia | 3 ndeshje | 4 pikë | |
5 | Belgjika | 4 ndeshje | 4 pikë | |
6 | Ukraina | 3 ndeshje | 4 pikë |