EUROBASKET 2013
Franca fitoi duke sulmuar
13 September, 2013 @23:39
Në duelin, Franca-Letonia, në radhë të parë ishte sulmi, se sa mbrojtja. Dy skuadrat, shënonin pikë sikurse të binte shi. Ndeshja përfundoi në favor të Francës me rezultat 102-91.
Mbrojtja e Letonisë, gjatë tërë ndeshjes, nuk arriti që ta ndalë nën trapez qendrën gjigante të Francës, Alexis Ajinca, i cili luajti me 25 pikë e pesë kërcime. I pa ndalshëm ishte edhe Tony Parker me 23 sosh.
Ndërsa në anën tjetër, te letonezët shkëlqeu Dairis Bertans, i cili luajti me 28 pikë.
Franca ndeshjen e fundit në Grupin E do të luaj me Serbinë, kurse Letonia me Belgjikën me 15 shtator.
FAKT :
Franca u bë skuadra e vetme deri më tani që arriti të shënoi më shumë se 100 pikë në Kampionat |
EUROBASKET 2013, Grupi E, Tabela aktuale
1 | Lituania | 4 ndeshje | 7 pikë | |
2 | Franca | 4 ndeshje | 7 pikë | |
3 | Serbia | 4 ndeshje | 7 pikë | |
4 | Ukraina | 4 ndeshje | 6 pikë | |
5 | Letonia | 4 ndeshje | 5 pikë | |
6 | Belgjika | 4 ndeshje | 4 pikë |