EUROBASKET 2013
Kroacia e dërgon në shtëpi Greqinë
16 September, 2013 @17:23
Shkëlqimi i Kroacisë, vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Greqisë. Ata arritën ta mposhtin kundërshtarin me rezultat 92-88, pas dy vazhdimeve.
Kjo ndeshje më shumë kishte rëndësi për grekët, ngase ata do të mbeteshin në kampionat vetëm me fitore. Ndeshja, ishte e barabartë, edhepse në ndonjë periudhë, epërsia kalonte herë te njëra skuadër, herë te tjetra.
Por, në vazhdime, përgjegjësinë e morri lojtari i Fenerbahçe Ulkerit, Bojan Bogdanovic, i cili me 22 pikë luajti rol të rëndësishëm në fitoren e skuadrës. Ai gjithashtu u ndihmua edhe nga Ante Tomic, me 15 pikë, e Roko Ukic me 14 sosh.
Ndërsa në anën tjetër, 21 pikë e 9 kërcimet e Yannis Bourousisit, nuk mjaftuan për të mbetur në Slloveni. Kurse, ylli i skuadrës Vassilis Spanoulis, luajti me 18 pikë dhe e la skuadrën të vetmuar, në minutat e para të vazhdimeve.
Kroacia me këtë rezultat, arriti ta sigurojë vendin e parë në Grupin F. Ata do të përballen me Ukrainën në çerekfinale.
EUROBASKET 2013, Grupi F, Tabela aktuale
1 | Kroacia | 5 ndeshje | 9 pikë | |
2 | Sllovenia | 4 ndeshje | 7 pikë | |
3 | Spanja | 4 ndeshje | 6 pikë | |
4 | Italia | 4 ndeshje | 6 pikë | |
5 | Greqia | 5 ndeshje | 6 pikë | |
6 | Finlanda | 4 ndeshje | 5 pikë |