BASHKIMI
Justin Cecil në Bashkim
15 September, 2013 @23:51
Pas transferimit të tre kroatëve, Josip Blajic, Dino Erceg dhe Denis Vrsaljko, skuadra e Bashkimit ka realizuar edhe transferimin e katërt.
Basketbollisti amerikan, Justin Cecil, është anëtari më i ri i Bashkimit, ka njoftuar agjencioni i vetë lojtarit.
Cecil është 202 centimetra i gjatë dhe luan në pozitat 2 dhe 3. Ai së fundi ka qenë pjesë e ekipit Lakeside Lightnings në Australi, ndërsa më parë ka luajtur edhe në NCAA1 te skuadra Mercer, ku ka pasur mesatare prej 10.3 pikëve dhe 3.6 kërcimeve për ndeshje.
Për ndryshe, basketbollisti 25 vjeçar shquhet me saktësi në gjuajtjet jashtë vijës 6.75, ndërsa ka qenë snajperisti që ka tentuar më së shumti për tre pikë gjatë stinorit 2011/12 te skuadra Mercer, ku prej 179 tentimeve ka qenë i saktë në 36.9%.
Ekipi i Bashkimit, përveç basketbollistëve të huaj, ka transferuar edhe Albatrit Berishën nga RTV 21, i cili është përforcimi i vetëm vendor deri më tani i prizrenasve.
Video
Justin Cecil ─ Mercer University (2011-12)