PEJË
Morovic, lehtë i lënduar
15 September, 2013 @15:42
Pas mosparaqitjes së tij në miqësore me Ibrin e Rozhajës u rritën spekulimet lidhur me lëndimin e kroatit Vedran Morovic, i cili erdhi këtë verë në Pejë si përforcim.
Mirëpo, sipas njoftimit të faqez zyrtare të ekipit kampion, Morovicit rezonanca magnetike i ka treguar lëndim jo të rrezikshëm dhe pritet të kthehet shumë shpejtë në stërvitje me klubin nga Karagaçi.
Qendra shqiptare Endrit Hysenagolli, Valdet Grapci dhe Vigan Radoni, gjithashtu janë të lënduar lehtë, të cilët javën tjetër u kthehen stërvitjeve, derisa trajneri kroat Danijel Lutz, i cili gjithashtu ka munguar në ndeshje ka qenë i sëmurë, por tashmë është më mirë me shëndet.