PRIZREN
Breca afër Bashkimit
17 September, 2013 @9:41
Organizatori 28 vjeçar i Sigal Prishtinës, i cili nuk arriti që të zë vend në klubin e tij për shkak të transferimeve të shumta aty, Fahri Breca, mund të përfundojë te Bashkimi i Prizrenit.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët e klubit prizrenas për Borozani.com, duke thënë se janë afër përfundimit të marrëveshjes me Brecën 190 centimetra të gjatë.
Bashkimi deri më tani ka angazhuar katërshen e huaj, që përbëhet prej tre kroatëve: Josip Blajic, Dino Erceg e Denis Vrsaljko; dhe një amerikani: Justin Cecil. I vetmi përforcim vendor deri më tani është Albatrit Berisha nga RTV 21.