SUPERKUPA
Superkupa e Prishtinës
19 September, 2013 @22:14
Kampionja e Kosovës, Peja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina, po përballen me njëra tjetrën në palestrën ‘1 Tetori’ të Prishtinës në kuadër të Salamander Superkupës së Kosovës.
Çereku i parë
Sigal Prishtina u paraqit me pesëshen Kendrick Jones, Tay Waller, Aurimas Kieza, Alban Veseli dhe Blerim Mazreku, derisa Peja u paraqit me pesëshen Samir Shaptahovic, Fred House, Drilon Hajrizi, Gerti Shima dhe Ersid Ljuca.
Pikët e para të ndeshjes u shënuan nga Hajrizi, i cili shënoi nga afërsi, kurse menjëherë prishtinasit u kundërpërgjigjën me treshen e Jones-it.
Më pas rezultati ndryshoi herë në të mirë të njërës, e herë tjetrës skuadër, për të përfunduar në fund me rezultat 16-15 në të mirë të Pejës.
Çereku i dytë
Edhe çereku i dytë vazhdoi me lojë të barabartë, ndërsa për herë të parë në ndeshje rezultati u barazua me trepikëshin e Mirza Ahmetbasic (19-19). Deri në fund të këtij çereku rezultati u barazua edhe njëherë (27-27), derisa pejanët edhe dhjetëminutëshin e dytë arritën ta përmbyllin në epërsi pranë rezultatit 42-37.
Koshashënuesi më i mirë pas 20 minutave lojë ishte lituanezi i Sigal Prishtinës, Aurimas Kieza, me 9 pikë, sikurse që shënoi edhe Drilon Hajrizi për Pejën.
Çereku i tretë
Në çerekun e tretë Prishtina arriti ta rikthej rezultatin në të mirë të saj falë mbrojtjes së mirë duke mos i lënë pejanët të shënojnë më shumë se 10 pikë. Ky çerek përfundoi me epërsinë 5 pikëshe të prishtinasve, 52-57.
Çereku i katërt
Ritmin që e arriti Prishtina në çerekun e tretë, vazhdoi ta mbaj edhe në të katërtin, ku trepikëshi i Tay Waller-it dhe dy pikët e Fisnik Rugovës nga vija e gjuajtjeve të lirë, krijuan epërsi prej 10 pikëve për prishtinasit, 52-62.
Rreth 5 minuta pa mbaruar ndeshja Peja u afrua në katër pikë (61-65) me shënimin e Ahmetbasic-it, mirëpo gabimet e thjeshta në lojë të pejanëve, bënë që Prishtina përsëri të shkëputet në rezultat falë pikëve të Jones-it dhe Berishës, duke sinjalizuar një finish jo shumë dramatike të ndeshjes së Superkupës.
Në fund Prishtina triumfoi me rezultat 64-74 dhe kështu u bë fituese e Salamander Superkupës së Kosovës.
Rezultatet sipas çerekëve
Peja | Sigal Prishtina | 16-15; 26-22; 10-20; 12-17 |
PEJA (Statistikat individuale)
1 | Drilon Hajrizi | 11 pikë | 4 kërcime | |
2 | Samir Shaptahovic | 10 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
3 | George Odufuwa | 9 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
4 | Mirza Ahmetbasic | 9 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
5 | Gerti Shima | 9 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Fred House | 7 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
7 | Rron Grapci | 5 pikë | 1 kërcim | |
8 | Ersid Ljuca | 4 pikë |
SIGAL PRISHTINA (Statistikat individuale)
1 | Tay Waller | 16 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
2 | Blerim Mazreku | 11 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
3 | Aurimas Kieza | 11 pikë | 4 kërcime | |
4 | Alban Veseli | 11 pikë | 1 kërcim | |
5 | Kendrick Jones | 8 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
6 | Dardan Berisha | 7 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Fisnik Rugova | 4 pikë | 2 kërcime | |
8 | K'Zell Wesson | 2 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
9 | Edmond Azemi | 2 pikë | 1 kërcim | |
10 | Muhamed Hasani | 2 pikë | 1 kërcim |