Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E PRIZRENASVE

Brooks 50 pikë, NewBasket arrin finalen

Foto: FBK

Brooks 50 pikë, NewBasket arrin finalen


16 February, 2023 @15:40

Skuadra nga Prizreni, NewBasket ka arritur të sigurojë finalen e Kupës së Ligës së Parë, duke e mposhtur ekipin nga Gjilani, Drita, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës, sot në Rahovec.

NewBasket i drejtuar nga Arben Elshani ka shënuar fitore me 22 pikë dallim, duke e mposhtur Dritën 109-87. Jashawn Brooks ka shënuar 50 pikë në këtë përballje, duke qenë kryesori në arritjen e ekipit, ndërsa 19 pikë ka dhënë Hajriz Hazeri. Brooks përndryshe shtoi 20 herë për tri pikë dhe shënoi 10 herë. 50-pikëshi i Brooksit është rekord i deritashëm në festivalin e Kupave që po mbahet në Rahovec këtë stinor.

SKEMA e KUPËS

Te Drita nuk mjaftoi angazhimi i skajshëm i Nart Llapashticës që luajti me 17 pikë e 10 kërcime.

NewBasket në finale të Kupës së Ligës së Parë do të ndeshet me ekipin prishtinas, Bora.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë