Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - BUDIVELNYK

Budivelnyk i jep humbjen më të thellë të stinorit Bashkimit!

Budivelnyk i jep humbjen më të thellë të stinorit Bashkimit!


17 November, 2022 @23:17

Me 27 pikë dallim ka humbur Bashkimi në kuadër të ndeshjes së dytë të tyre të stinorit 2022/23 në Ligën Ballkanike, ndërsa ekipi ukrainas që po debuton në këtë ligë dhe u mposht në Karagaç nga Peja në ndeshjen debutuese, ka kaluar pa asnjë telash në Sezai Surroi, duke i dhënë ekipit prizrenas humbjen më të thellë të stinorit në të gjitha garat.

Derisa mysafirët mbyllën pjesën e parë furishëm, 25-52, ata eksperimentuan në pjesë të dytë për të mos shënuar aq shumë pikë brenda 20-minutave të mbetura për përfundimtaren 62-89 [13-27, 12-25, 20-21, 19-16].

Ukrainasit dominuan plotësisht nën kosh, duke bërë më shumë se dyfishin e kërcimeve të ekipit të Bashkimit, ku ata kishin në total 48 kërcime karshi 20 të Bashkimit.

Archie Goodwin luajti me 22 pikë e 7 asistime, ndërsa Jerai Grant me 12 pikë e 7 kërcime në fitoren e ekipit ukrainas, që mori triumfin e parë në këtë ligë.

Te prizrenasit ku debutoi trajneri i ri Audrius Prakuraitis, vetëm Dajuan Graf i bëri pak ballë ekipit mysafir, duke shënuar 10 pikë në pjesë të parë të ndeshjes, prej 25-pikëve që shënuan brenda 20-minutave të para lojë portokallezinjtë. Graf kreu lojën me 15 pikë, ndërsa më efikasi në ekip ishte Daniel Lekndreaj me 17 të shënuara.

Pas kësaj ndeshjeje, Bashkimi mbetet pa fitore në kuadër të BIBL këtë stinor me bilanc 0-2, ndërsa Budivelnyk i drejtuar nga Valeriy Plekhanov tashmë ka bilancin 1-1.

Dueli i radhës për Bashkimin në kuadër të BIBL është ndaj Pejës që luhet në Karagaç më 24 nëntor.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League