Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRIZË!

Budivelnyku largohet nga BIBL!

Budivelnyku largohet nga BIBL!


20 March, 2023 @18:20

Ekipi ukrinas, Budivelnyk, nuk do vazhdojë më garat në kuadër të BIBL, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ligës ballkanike në basketboll. BIBL ka njoftuar se ka qenë i befasuar me vendimin e ekipit ukrainas, që ka ardhur vonë në mbrëmjen e djeshme, ndërsa si vendim i marrë shpejt të gjitha ndeshjet e ekipit nga Kievi janë anuluar.

Budivelnyk

“Informata e pranuar 24 orë para ndeshjes ndaj Pejës dhe Beroes në Sofje të Bullgarisë, se ekipi nuk do të mund të luajë për shkak të problemeve financiare ka bërë që si rezultat t’i anulojmë të gjitha ndeshjet e Budivelnykut. BIBL do të procedojë sipas rregullave të FIBAs dhe Federatës ukrainase të basketbollit, pas konsulimit përfundimtar me ekipin. Ndeshjet e mbetura të stinorit do të luhen sipas programit të paraparë, përfshirë edhe Final Fourin,” ka bërë të ditur BIBL në njoftim.

Budivelnykut, pos tjerash i kishte mbetur një ndeshje pa zhvilluar ndaj Pejës dhe Bashkimit. Këto pritet të regjistrohen në të mirë të ekipeve kosovare, ndërsa prizrenasve mund t’ju hapet edhe mundësia për Final Four! Kjo pasi që Budivelnyku ka qenë ndër ekipet më të mira të ligës me bilans 6-1.

Por, përfundimisht pritet të shihet se çka do të vendos BIBL, pasi që më parë edhe Levski 2014 nuk udhëtoi për në Kosovë dhe ende nuk është zyrtarizuar asnjë rezultat për këto ndeshje!

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League