Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E RADHËS

Budivelnyku ukrainas pret Bashkimin e Pejën në Sofje

Budivelnyku ukrainas pret Bashkimin e Pejën në Sofje


10 March, 2023 @11:51

Skuadra ukrainase Budivelnyk, që garon këtë stinor për herë të parë në BIBL deri tash ndeshjet si vendas i zhvillonte në Itali, mirëpo për shkak të lehtësirave në udhëtim, përballjet ndaj ekipeve kosovare do t’i zhvillojë në Bullgari, ka bërë të ditur faqja e Ligës Ballkanike në kuadër të paraqitjes së orarit të ndeshjeve të radhës aty.

Kështu, Budivelnyk që ka bilans prej 6-1 në shtatë ndeshjet e para të stinorit të rregullt në BIBL Bashkimin e pret më 21 mars në Triaditsa të Sofjes, ndërsa dy ditë më vonë, më 23 mars në të njëjtin vend luan edhe ndaj Pejës. Budivelnyk është njëri nga favoritët në kuadër të BIBL këtë stinor, ndërsa deri tash humbjen e vetme e ka nga Peja!

Bashkimi para ndeshjes së radhës në Bullgari pret Levskin 2014 si vendas më 15 mars, ndërsa Peja luan ndaj të njëjtit ekip më 16 mars! Para këtyre ndeshjeve të radhës që luhen këtë muaj, Budivelnyku ka bilanc 6-1, Bashkimi 2-6, ndërsa Peja 7-1.

Peja më 14 mars e ka të paraparë duelin ndaj Hapoel Beer-Shevës në Izrael.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League