PËRFAQËSUESJA - LIVE

Foto: FBK
Përfundon ndeshja
7 September, 2016 @18:17
RAPORTI I PLOTË I NDESHJES
Borozani.com
ÇEREKU I FUNDIT
Përfundon ndeshja. Kosova mposhtet edhe në ndeshjen e tretë të kualifikimeve drejt Eurobasketit. Rezultati përfundimtar: Bullgaria 105-84 Kosova.
ÇEREKU I TRETË
Ka përfunduar me rezultat 72-56 në të mirë të bullgarëve çereku i tretë i takimit, çerek në të cilin Kosova humbi shumë topa dhe pati rënie të dukshme të lojës në krahasim me dy çerekat e parë. Më të dalluarit pas 30 minutave janë Fisnik Rugova me 13 pikë e 6 kërcime, Dardan Berisha me 12 pikë, Justin Doellman me 10 dhe Drilon Hajrizi me 9.
ÇEREKU I DYTË
Me rezultat 40-40 është mbyllur pjesa e parë e takimit mes Bullgarisë dhe Kosovës. Më të dalluarit deri më tani te Kosova janë Fisnik Rugova me 10 pikë e 4 kërcime dhe Dardan Berisha me 10 pikë. Justin Doellman ka shtuar 7 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime.
ÇEREKU I PARË
Çereku i parë i takimit mes Kosovës dhe Bullgarisë është mbyllur me rezultat 22-25 në të mirë të Kosovës.