REFERIMI
Caktohen pagesat dhe testet për gjyqtarët
Teksti: FBK
13 August, 2015 @22:58
Bordi i Shoqatës së Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 10.08.2015 morri këto vendime:
1.Organizmi i testit për gjyqtarë dhe vëzhgues të mbahen me 12 dhe 13 shtator të vitit 2015;
2. Për zbatimin e testit formohet Komisioni në përbërje: Luzlim Maloku, Bajrush Ademi dhe Alban Lumi;
3. Caktohet anëtarësia :
- për gjyqtarët e deleguar në Superligë dhe ligat e tjera shuma prej 20,00€;
- për vëzhguesit e deleguar në Superligë dhe ligat e tjera shuma 15,00€ kurse
- për gjyqtarët dhe vëzhguesit e kategorive të reja shuma prej 10,00€ ;
- kandidatët që nuk do të kalojnë testin në këtë afat, pas një jave do të organizohet afati i dytë i testimeve, pagesa për këtë afat do të jetë prej 20 eurove për të gjitha kategoritë;
- mjetet duhet t’i derdhin në xhirollogarinë e FBK-së, në TEB-Bankë: 20-11-0000875360-41, më së largu deri me 11 shtator.
4. Gjyqtarët, që nuk e kanë kaluar moshën prej 33 vjec, e të cilët e kanë fituar më parë këtë thirrje, dhe që nuk kanë qenë aktiv në edicionin e fundit, mund ti drejtohen SHGJFBK-së në email-adresën: [email protected], me kërkesë për ri-anëtarësim. Ndërkaq mbeti në fuqi “Vendimi i Janarit”, ku i kërkohet gjyqtarëve që kanë fyer apo kanë hedhur akuza të pabaza ndaj FBK-së dhe SHGJFBK-së, të kërkojnë falje publike.
Kërkesa për kthim dhe kërkim falje, vlen deri me 21.08.2015, në ora 16.00.
5.Gjyqtarët të cilët kanë pushuar aktivitetin e tyre më shumë se një edicion automatikisht do të renditen një kategori më të ulët, si dhe detyrohen të bashkëpunojnë sa më ngushtë me koordinatorin teknik, në mënyrë që ndryshimet e rregullave të dy viteve të fundit të mos i gjejnë në befasi.
6. Nuk do të pranohet asnjë kërkesë eventuale për vëzhgues të ri pa e pasur titullin e gjyqtarit dhe mos të jetë mbi 50 vjeç.