Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U19

Kosova U19 shkëlqen, deklason Ukrainën U19

Foto: FFK

Kosova U19 shkëlqen, deklason Ukrainën U19


18 November, 2023 @15:37

Paraqitje fantastike e Kosovës U19 në takimin e sotëm ndaj Ukrainës U19!

Djemtë e drejtuar nga Adil Maliqi shënuan fitore të thellë 0-4, e sikur të shfrytëzoheshin edhe disa raste tjera tejet të volitshme për shënim, epërsia në fund mund të ishte edhe më e madhe.

Elvir Gashijani i Llapit shënoi dy herë (22’, 79’) për Kosovën sot, ndërsa dy golat e tjerë erdhën nga Eliot Bujupi (64’) dhe Elmedin Rama (90+2’).

Ndeshja ishte e vlefshme për fazën e parë grupore kualifikuese drejt Kampionatit Evropian.

Pas 2 ndeshjeve të para, Kosova U19 i prin grupit me 4 pikë, e ndeshjen e radhës e luan më 21 nëntor ndaj Maltës U19.

Përveç shteteve të lartpërmendura, në këtë grup kualifikues ndodhet edhe Sllovakia U19. Tutje kalojnë dy vendet e para të grupit.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova