Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRITJE TË DEBUTIMIT

Cannefax me përvojë, pritet të debutojë

Xavier Cannefax ka arritur ditë më parë në Kosovë/ Foto: KBPontePrizreni/fb

Cannefax me përvojë, pritet të debutojë


10 November, 2020 @13:11

Përforcimi i ri i klubit të Ponte Prizrenit, Xavier Cannefax, që ka arritur ditë më parë në Kosovë, pritet të debutojë këtë mesjavë për ekipin e tij të ri.

Cannefax 31-vjeç që së fundi ka qenë pjesë e ekipit nga liga holandeze e basketbollit Apollo Amsterdam, do të jetë i huaji i radhës te Ponte Prizreni që po kërkon pjesën e epërme të tabelës.

Përndryshe Cannefax së fundi ka pasur 16 ndeshje të regjistruara me Apollon ku ka pasur mesatare prej 21.9 pikëve për ndeshje, 3.4 kërcimeve dhe 4.5 asistimeve.

Bile, ai është emëruar edhe te ekipi i stinorit 2019/20 të ligës holandeze nga Eurobasket.

Prizreni do të jetë mysafir i Rahovecit këtë mesjavë, në përballjen që është paraparë të zhvillohet të enjtën me fillim prej orës 19:00, pas pushimit në vikend - ku u shtyen ndeshjet për shkak të një vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë, për të cilën reagoi jo vetëm klubi në fjalë, por thuajse të gjitha të Superligës dhe më tepër edhe vetë basketbollistët.


 
Të gjitha lajmet nga