Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË FITORE E ISTOGUT

Çereku i fundit vendos, Istogu vazhdon me fitore

Çereku i fundit vendos, Istogu vazhdon me fitore


9 February, 2023 @23:47

Istogu ka shënuar edhe një fitore, e treta në katër ndeshjet e fundit, për të përforcuar pozitën në tabelë kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të stinorit të rregullt në Ligë të Parë.

Derisa po afrohet pjesa finale dhe më e rëndësishme e stinorit për luftën e vërtetë drejt Superligës, Istogu ka kaluar një kundërshtar të vështirë sonte, duke e mposhtur Gjakovën e Re si mysafir, 71-77 dhe atë falë paraqitjes së mirë në cerek të fundit, të cilën e morrën 11-21 për të fituar duelin.

TABELA AKTUALE

Fitorja bën Istogun me bilanc 19-6 dhe me katër ndeshjet që i ka te të cilat pret fitore, mund të arrijë kreun. Aktualisht troftat janë të tretat në renditje. Gjakova e Re ka të siguruar mbetjen në Ligë të Parë dhe ndeshjet e fundit do t’i luajë për prestigj. Gjakovarët janë të shtatit në renditje dhe kanë bilanc neutral, 13-13.

Sa i përket më të dalluarve, Arian Azemi ka qenë më i miri te Istogu në fitore. Azemi dha 19 pikë, bëri 7 asistime dhe regjistroi 8 kërcime në rrugëtimin për fitore të ekipit të Fikret Shatrit, ndërsa pos tij u dallua edhe Orges Shatri, që dha 14 pikë.

Te Gjakova e Re nuk mjaftoi double-double i Dardan Brovinës dhe Rron Dahsylës, prej 19 pikë e 10 kërcimeve përkatësisht 14 pikë e 11 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë