KUPA E KOSOVËS
Fanella e Trepçës, duke kërkuar mbrojtjen e titullit/ BOROZANI/Lis Dorambari
Çiftet para Final Four-it
4 March, 2013 @15:52
Sot në mesditë në zyret e Federatës së Basketbollit të Kosovës janë përcaktuar vendasit e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll.
Ekipet e ndara në katër grupe, ku katërshja e madhe ka qenë e ndarë me siguri nuk e kanë pasur me rëndësi ku e luajnë ndeshjen, ndoshta deri diku përveç Trepçës, të cilët do të përballen me kundërshtarin më të vështirë jashtë katërshes së madhe, RTV 21-shin.
Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës do të zhvillohen me datat 13 dhe 14 mars, derisa fituesit do të kualifikohen në Final Four të Kupës.
Mbrojtës i trofeut është pikërisht, Trepça, e cila në finale të stinorit të kaluar mposhti Bashkimin në Final Fourin e organizuar në Pejë, në palestrën Karagaç.
KUPA E KOSOVËS, ÇEREKFINALET:
1 | Bashkimi - Vëllaznimi | Grupi A | ||
2 | Trepça - RTV 21 | Grupi B | ||
3 | Sigal Prishtina - Drita | Grupi C | ||
4 | Kosova V - Peja | Grupi D |
KUPA E KOSOVËS, GJYSMËFINALET (F):
1 | Penza - Bashkimi | Grupi A | ||
2 | Trepça - Sigal Prishtina | Grupi B |